
Një aksident rrugor ka ndodhur në zonën e Fiersheganit, ku janë përfshirë një motor me dy turistë të huaj dhe një automjet tip “Benz”.
A2 CNN raporton se si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar dy turistët, të cilët janë transportuar në spitalin e Lushnjës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sipas burimeve për A2 CNN nga vendngjarja, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë një parakalim i gabuar i drejtuesit të motorit. Gjatë tentativës për të parakaluar një mjet tjetër, ai është përballur me një automjet që po vinte përballë dhe nuk ka arritur ta përfundojë manovrën.
Në përpjekje për të shmangur përplasjen, drejtuesi i motorit ka frenuar fort, por është përplasur me automjetin tip “Benz”. (A2 Televizion)