Vrau me thikë vizitorin nga Tirana, pas sherrit për kalin, Gjykata e Beratit lë në burg autorin, Kristo Mema (alias Kostandin Oxhaj),63-vjeç.
Autori ka shprehur pendesë dhe ka deklaruar se gjithçka ndodhi në gjaknxehtësi e sipër, pasi autori e kishte ofenduar dhe sharë nga familja. Në sallë ai u ka kërkuar falje edhe familjarëve të viktimës.
Autori i vrasjes me thikë të 42-vjeçarit Keli Hoxha,ka mbërritur mesditën e sotme në ambjentet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për t’u njohur me masës e sigurisë.
Ai ka mbërritur brenda gjykatës nën masa të rrepta sigurie, rreth një orë para orarit të parashikuar të fillimit të seancës.
Prokurori i çështjes, Renato Tosku,pasi ka parashtruar rrethanat e ngjarjes,ka kërkuar për Memën masën e sigurisë "arrest me burg",për veprën penale "Vrasje",parashikuar nga neni i Kodit Penal.
Pasi ka dëgjuar edhe avokatin mbrojtës të autorit të vrasjes, gjyqtari Renis Bega,e ka cilësuar "të ligjshëm" arrestimin e shtetasit Kristo Mema (alias Kontandin Oxhaj),63-vjeç dhe ka caktuar për të masën e sigurisë "arrest në burg".
Mësohet se në seancë,autori ka shprehur pendesë dhe ka deklaruar se gjithçka ndodhi në gjaknxehtësi e sipër,pasi autori e kishte ofenduar dhe sharë nga familja. Në sallë ai u ka kërkuar falje edhe familjarëve të viktimës.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 28 tetorit në Kalanë e qytetit të Beratit. Debati mes autorit të vrasjes dhe viktimës filloi pasi ky i fundit i kishte prekur kalin, të cilin autori e përdorte për të shëtitur turistët rreth kalasë,kundrejt një pagese.
Mësohet se autori i ngjarjes,63-vjeçari Kristo Mema (alias Konstandin Oxhaj),pasi ka parë shtetasin Keli Hoxha që preku me dorë kalin i ka thënë që mos ta prekte më pasi kali-sipas tij-nuk ishte mirë dhe ishte i acaruar.
Pas kësaj,autori dhe viktima kanë debatuar dhe në këto momente, autori ka nxjerrë thikën që e mbante fshehur në samarin e kalit dhe e ka qëlluar.
Më pas,autori ka shkuar në banesë, ka lidhur kalin në kasolle, ka marrë disa ushqime dhe u fsheh në një nga shpellat e kalasë, për t’i shpëtuar policisë.
Viktima Keli Hoxha, 42-vjeç,banues në Tiranë dhe lindur në Tropojë, nuk mundi dot t’i mbijetojë plagëve të marra dhe gjeti vdekjen sapo mbërriti në Spitalin Rajonal Berat.
Autori u kap disa orë më vonë,i fshehur në "shpellën e Memecit",pranë Kishës së Shën Mëhillit. Autori Kristo Mema (alias Kontandin Oxhaj),63-vjeç ,ka kryer një vrasje në vitin 1993 në Berat, por pas ngjarjes ishte larguar në Greqi për rreth 25-vjet, ku kishte ndërruar edhe emrin. Për këtë vrasje ai nuk ka bërë asnjë ditë burg, pasi vrasja ishte parashkruar. (A2 Televizion)
