
Gjykata e Posaçme u detyrua të shtyjë për më 13 nëntor seancën gjyqësore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për "Sterilizimin".
Ish-ministri nuk u paraqit në procesin ku gjykohet për "vjedhje duke shpërdoruar detyrën" dhe "grup kriminal", për shkak se në të njëjtën kohë ndodhej në një sallë tjetër të Gjykatës së Posaçme, shkruan A2.
Beqaj ndodhej në sallë tjetër për llogari të shqyrtimit paraprak të dosjes "Saspac", ku po ashtu është i pandehur. (A2 Televizion)
