Elton Kila te “Plumbi i Artë”, tregon njohjet me Florenc Çapjan, Suel Çelën e familjen e tij

Nga Armand Bajrami
11 Nëntor 2025, 13:22 | Kronikë

Elton Kila te “Plumbi i Artë”, tregon njohjet me Florenc

Në seancën e së martës për dosjen “Plumbi i Artë”, Elton Kila dha dëshminë e tij për njohjet dhe marrëdhëniet me Florenc Çapjan dhe Suel Çelën, familjarët e tyre, si dhe shtetasin Luan Tabaku.

Kila: Kam pasur pak njohje me Florenc Çapjen.

Ndërsa Suel Çelën e njoh që kalama. Njihemi të gjithë në Elbasan.

Kam pasur edhe marrëdhënie për shkak të punës, kam shitur kam blerë.

Me Suelin njihem se familja e Suelit kanë qenë komshi përballë me bashkëshorten time.

Kam njohje edhe me familjarët e tij, të atin Petritin dhe vëllain, Marion.

Kila: Në lidhje me ngjarjet ndaj meje nuk flisja as me vëllezërit e mi.

Kur u përfol emri im, që kanë shkruar gazetat, ka paguar Suel Çela për mua, kam kërkuar takim tek tregu ushqimor. Takova babain e tij, Titin. Erdhi edhe vëllai pastaj.

Me vërte, më tha ai (Petriti), je  bërë merak për këtë. Unë gjysmë i qetë isha, pasi nuk e besova që mund të ishte e vërtetë.

Kila: Shtetasin Luan Tabaku e njoh. Kam 30 vjet që e njoh. Ai ka qenë funksionar shtetëror. E kemi pasur në lagje. Nuk e di a e njeh Tabaku familjen Çela.

Kila: Në lidhje me ngjarjet nuk e kam takuar Suel Çelën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos