Salianji "troket" në Kushtetuese, kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë që e çoi në burg

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2025, 10:46 | Kronikë

Salianji "troket" në Kushtetuese, kërkon shfuqizimin e

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka "trokitur" në Gjykatën Kushtetuese ku kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila la në fuqi dënimin e Apelit me 1 vit burg për veprën penale “kallëzim i rremë publik” ndaj tij.

“Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-2025-421, datë 11.03.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr. 2059/30-2024-6822, datë 26.09.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe nr.2900, datë 18.12.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, thuhet në kërkesën e Salianjit.

Salianji ka deklaruar më herët se dënimi i tij ishte i motivuar politikisht, duke theksuar se denoncimet e tij po faktohen një e nga një.

Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të dënimit, ai paralajmëroi se beteja e tij me drejtësinë nuk mbyllet këtu, por do të vijojë në Gjykatën Kushtetuese, ku tashmë ka depozituar kërkesën për shqyrtim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos