Ngritën skemë mashtrimi për përfitim nga rimbursimi i TVSH, 16 vite burg për 5 persona, mes tyre dy italianë

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2025, 11:41 | Kronikë

Ngritën skemë mashtrimi për përfitim nga rimbursimi i TVSH,

Gjykata e Tiranës me një vendim të marrë këtë të martë ka shpallur fajtorë gjashtë persona, mes tyre dy italianë për ngritjen e një skeme mashtruese për përfitimin e padrejtë të rimbursimit të TVSH-së përmes pesë kompanive të tyre.

Hetimet kanë zbuluar një rrjet të mirëorganizuar që përfshinte krijimin e kontratave fiktive konsulence juridike dhe qarkullimin e parave përmes shërbimeve të pavërteta, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitimin e fondeve në mënyrë të paligjshme.

Sipas Prokurorisë, nga njw procedim penal i vitit 2021, është provuar se shtetasit I.Q., E.B., në bashkëpunim me shtetasit italianë A.D., S.C. dhe S.C., ngritën skemën mashtruese për përfitimin e rimbursimit të TVSH-së.

Këta individë, nëpërmjet kompanive të tyre, kanë lëshuar fatura fiktive për shërbime konsulence në favor të shoqërisë “Sidec”, me qëllim justifikimin e qarkullimit të parave dhe shmangien e tatimeve.

Në hetime rezulton se A.D. ka qenë organizatori dhe përfituesi kryesor i kësaj skeme, ndërsa të tjerët kanë vepruar si bashkëpunëtorë dhe ndihmës. Ndërkohë, Z.K., me detyrë kontabilist, është shpallur fajtor për moskallëzim krimi, pasi kishte dijeni të plotë për situatën financiare dhe manipulimet kontabël.

Vendimet e gjykatës për personat fizikë:

·         Ilir Qafa – Fajtor për “Krijimin e skemave mashtruese lidhur me TVSH”, dënohet me 3 vjet burgim.

·         Elton Beqiraj – Fajtor për “Krijimin e skemave mashtruese lidhur me TVSH” dhe “Mospagim taksash e tatimesh”, dënohet me 3 vjet burgim.

·         Andrea Emanuele di Dio – Fajtor për “Fshehje të ardhurash” dhe “Krijim të skemave mashtruese”, dënohet me 4 vjet burgim.

·         Salvatore Castorina – Fajtor për “Krijimin e skemave mashtruese” dhe “Mospagim taksash e tatimesh”, dënohet me 3 vjet burgim.

·         Salvatore Cascino – Fajtor për “Krijimin e skemave mashtruese” dhe “Mospagim taksash e tatimesh”, dënohet me 3 vjet burgim.

·         Zaho Kuka – Fajtor për “Moskallëzim krimi”, dënohet me 180 orë punë në interes publik.

Vendimet për kompanitë:

·        “Sidec Albenergy” sh.p.k. – Fajtor për “Krijim të skemave mashtruese lidhur me TVSH” dhe “Fshehje të të ardhurave”, dënohet me gjobë 1.500.000 lekë.

·        “Primis” sh.p.k. – Fajtor për “Krijim të skemave mashtruese lidhur me TVSH”, dënohet me gjobë 1.000.000 lekë.

·        “Gainsbourg” sh.p.k. – Fajtor për “Krijim të skemave mashtruese” dhe “Mospagim taksash”, dënohet me gjobë 1.200.000 lekë.

·        “Al Nair Trading” sh.p.k. – Fajtor për “Krijim të skemave mashtruese” dhe “Mospagim taksash”, dënohet me gjobë 1.200.000 lekë.

·        “CS International Consulting” sh.p.k. – Fajtor për “Krijim të skemave mashtruese” dhe “Mospagim taksash”, dënohet me gjobë 1.200.000 lekë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos