Fotot që "tradhtuan" grupin. Plani i vrasjes në Bushat, 3 të "Bajrit" nën akuzë nga SPAK

Nga Armand Bajrami
15 Maj 2026, 17:50 | Kronikë

Fotot ku ekpozoheshin armë të rënda zjarri të ekspozuara në një lokal, të një kallashnikovi në një mjet në lëvizje, video ku qëllonin me armë zjarri, video në shoqërinë e Safet Bajrit, apo foto të dengjeve të parave “cash”, të gjetura në telefonët celularë të tyre apo familjarëve, janë prova të SPAK në një dosje ndaj tre personave të dyshuar si anëtarë të grupit “Bajri” në Shkodër.

Dy prej tyre të arrestuar e një i tretë në arrati, u morën të pandehur nga Struktura e Posaçme, për përgatitjen e kushteve për vrasjen e Aleksandër Prendit, gushtin e vitit 2024 në fshatin Rranxë të Bushatit. Ata janë Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Fanko Leka, përkatësisht 25, 26 dhe 33 vjeç.

Sipas SPAK, bashkë me persona të tjerë të paidentifikuar, ata kanë shkuar me tre automjete të blinduara, dy “Audi A8” dhe një “Mercedes S600” për të eleminuar Prendin, shkruan A2.

Kur kanë mbërritur në zonë ata janë pikasur nga shenjestra, Aleksandër Prendi, që sipas SPAK, ka hapur zjarr me kallashnikov drejt tyre, veprim për të cilin është marrë i pandehur në dosje.

Nga shkëmbimi i zjarrit, ku është shtënë të paktën 34 herë, nuk ka pasur dëme në njerëz.

Mendohet nga SPAK se motivi i ngjarjes kanë qenëmosmarrveshje të krijuara për shkak të lëndëve narkotike. Për të pandehurit Sakica, Troshani e Leka, SPAK kërkon gjykimin e tyre për “sigurim kushtesh për të kryer vrasje”, “armëmbajtje pa leje”, “grup kriminal” dhe “kryerje veprash nga organizata kriminale”.

SPAK i cilëson ata si pjesë të një grupi kriminal të përfshirë në vepra penale të dhunshme, nën përdorimin e armëve të zjarrit dhe përfitimin e parave të paligjshme. Për të pandehurin Aleksandër Prendi, SPAK kërkon të gjykohet për “vrasje në rrathana cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë dhe “armëmbajtje pa leje”.

Hetimi ka evidentuar gjurmë të të pandehurve në mjetet e blinduara, ndërsa mjeti “Mercedes” ka rezultuar se përdorej edhe nga Safet Bajri. Në dëshmitë e tyre, të arrestuarit Izmir Sakica e Samuel Troshani, se po prisnin një karrotrec në Rranxë, pasi mjeti “Audi” i Sakicës ishte prishur, kur nga një motorr ishte qëlluar me breshëri drejt mjetit “Audi”.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos