Përplasja me armë zjarri në Bushat, SPAK merr të pandehur 3 anëtarët e grupit “Bajri” dhe një tjetër person

Nga Armand Bajrami
15 Maj 2026, 09:50 | Kronikë

Përplasja me armë zjarri në Bushat, SPAK merr të pandehur 3

SPAK ka marrë të pandehur 4 persona lidhur me përplasjen me armë zjarri të ndodhur në Bushat, në gusht të vitit 2024. A2CNN raporton se të pandehur janë marrë shtetasit Samuel Troshani, Izmir Sakicaj, Franko Leka dhe Aleksander Prendi.

Sipas SPAK, në gusht 2024, Sakicaj, Troshani dhe Leka dhe persona të tjerë të paidentifikuar dyshohet se janë nisur drejt Bushatit, të armatosur, për të sulmuar anëtarë të familjes Prendi.

Në Bushat ata janë pikasur nga Aleksandër Prendi, që dyshohet se ka hapur zjarr drejt automjetit të tyre.

Troshani, Sakica dhe Leka dyshohen si anëtarë të grupit "Bajri".

Të pandehurit akuzohen për "sigurim të kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje", kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, "mbajtje pa leje të armëve luftarake", kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, "grup të strukturuar kriminal".

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos