Sekuestrohet një iPhone në burgun e Durrësit

Nga A2 CNN
15 Maj 2026, 12:09 | Kronikë

Sekuestrohet një iPhone në burgun e Durrësit

Një telefon i tipit iPhone është gjetur dhe sekuestruar në burgun e Durrësit, njoftoi Drejtoria e PËrgjithshme e Burgjeve, përcjell A2 CNN.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në godinën “B”, u konstatua dhe sekuestrua një aparat celular tip iPhone, së bashku me karikues dhe fishë lidhëse të improvizuar. Lidhur me rastin janë kryer veprimet procedurale përkatëse dhe është mbajtur procesverbal për bllokimin dhe sekuestrimin e sendeve të ndaluara”, thuhet në njoftim.

Strukturat e specializuara të SHKBB, në koordinim me SPAK dhe BKH, po vijojnë hetimet dhe procedurat e mëtejshme sipas ligjit, por ende nuk është bërë e ditur se kujt i përkiste ky telefon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos