GJKKO ka rrëzuar kërkesën e avokatit të ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për përjashtimin e treshes gjykuese të dosjes "Partizani". Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtari Erjon Çela, i cili vlerësoi se kërkesa pretenduese nuk bazohej në ligj dhe provë.
Mbrojtësit e Berishës e Malltezit kërkuan përjashtim e anëtarëve Elsa Ulliri, Bib Ndreca dhe Rudina Palloj me pretendimin se nuk garantojnë pavarësi dhe paanshmëri duke qenë se monitorohen, përgjohen dhe mbikëqyren nga SPAK.
Seanca e radhës për dosjen Partizani është caktuar te zhvillohet me 15 shtator. (A2 Televizion)