Nga asfiksia te vrasja, 52-vjeçarja e gjetur pajetë kishte plagë në fyt dhe krah

Nga A2 CNN
28 Korrik 2025, 11:53 | Kronikë

Nga asfiksia te vrasja, 52-vjeçarja e gjetur pajetë kishte

Merr një tjetër kthesë zjarri në banesën e 52-vjeçares në Pogradec. A2 CNN mëson se Kozeta Teco, e cila këtë mëngjes është gjetur pajetë brenda banesës së saj, ka dyshime se mund të jetë vrarë dhe zjarri dyshohet si mbulim i krimit.

Policia është rikthyer edhe njëherë tjetër në vendngjarje ndërkohë është bërë e këqyrja e 52- vjeçares, ku rezulton me një të çarë në fyt dhe një plagë në krah.

Më herë policia njoftoi se 52-vjeçarja e cila jetonte vetëm në banesë kishte humbur jetën si pësojë e asfiksisë nga tymi i zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos