GJKKO urdhëron SPAK të nisë hetim për kallëzimin e Aulon Kalasë mbi falsifikimin zgjedhor në Durrës

Nga Armand Bajrami
13 Nëntor 2025, 14:30 | Kronikë

GJKKO urdhëron SPAK të nisë hetim për kallëzimin e

Gjykata e Posaçme urdhëron SPAK të regjistrojë një hetim mbi kallëzimin penal të bërë nga ish-kandidati i PD në Qarkun Durrës, Aulon Kalaja, për veprat penale të "falsifikimit të materialit zgjedhor dhe rezultateve te zgjedhjeve" dhe "grupit të strukturuar kriminal".

Më herët, SPAK shpalli moskompetecë për hetimin e kallëzimit, duke e kaluar në duart e Prokurorisë së Durrësit. Por gjyqtarja e Posaçme, Flojera Davidhi, ka pranuar ankimin e bërë nga ish-kandidati Kalaja, duke urdhëruar SPAK të rimarrë dosjen nga Durrësi dhe të regjistroje hetim penal, shkruan A2 CNN.

Në të njëjtin vendim, gjyqtarja Davidhi liston edhe një sërë detyrash për SPAK.

GJKKO urdhëron SPAK të nisë hetim për kallëzimin e

GJKKO urdhëron SPAK të nisë hetim për kallëzimin e (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos