Gjykata e Lartë jep vendimin për rekursin e Erion Veliajt

Nga Igli Çelmeta
28 Maj 2026, 14:37 | Kronikë

Gjykata e Lartë jep vendimin për rekursin e Erion Veliajt

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest me burg" për Erion Veliajn, duke rrëzuar kësisoj rekursin e kryebashkiakut, raporton A2CNN. 

Me këtë vendim, Veliaj do të vazhdojë të qëndrojë në qelitë e paraburgimit të Durrësit.

Shqyrtimi i këtij rekursi vjen vetë tre ditë pasi Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht ankimin e kryebashkiakut kundër masës “arrest në burg” të caktuar në 3 shkallët e gjyqësorit.

Kushtetuesja ktheu çështjen për rigjykim në Gjykatën e Lartë, pasi konstatoi se kjo gjykatë nuk kishte arsyetuar në vendim disa nga pretendimet e Veliajt.

Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në masën “arrest me burg” që prej 10 shkurtit 2025. 6 muaj më parë SPAK dërgoi kërkesën për gjykimin e çështjes. Ndaj tij SPAK ka renditur 13 akuza, si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.

Shumica e akuzave është ajo e korrupsionit pasiv e kryer në 9 raste, në raport me disa kompani për të cilat SPAK thotë se ka marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia e Tiranës.

Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 raste në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse, njëjtë si Erion Veliaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos