
Gjykata e Posaçme ka kthyer për hetime të mëtejshme në SPAK dosjen ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.
Vendimi u mor në seancën paraprake me dyer të mbyllura nga gjyqtarja e posaçme Rudina Palloj, pasi më herët gjykata i kishte lënë mundësi prokurorit të korrigjonte mënyrën e ndërtimit të akuzës. raporton A2 CNN Armand Bajrami. (A2 Televizion)