Demokratët munguan në seancë plenare, por diskutimi i rezolutës mbi veprimtarinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i dha mundësinë socialistit Damian Gjiknuri t’i dërgonte një ftesë opozitës.
“Qeveria e gatshme të japë 50 milionë euro për votimin elektronik”, tha Gjiknuri, shkruan A2.
Si bashkëkryetari komisionit për Reformën Zgjedhore njoftoi se do të kërkohet shtyrje e afatit, për të gjetur dakordësi mbi çfarë ndan ende palët: “Të shohim nëse ka ndonjë praktikë të vendeve të tjera. Unë nuk besoj se ka, por...”.
Në emër të mazhorancës, Taulant Balla shkoi edhe më tej, kur foli për largimin e partive nga administrimi zgjedhor: “Staliniste që partitë akoma numërojnë vota, menaxhojnë procesin zgjedhor”.
Ndryshe nga seanca e kaluar, jashtë sallës munguan protestuesit, por autoritetet kishin marrë masat për të evituar çdo surprizë duke vendosur efektivë policie përgjatë perimetrit. (A2 Televizion)