Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, shtyhet sërish seanca

Nga Armand Bajrami
25 Maj 2026, 12:33 | Kronikë

Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, shtyhet sërish seanca

Gjykata e Posaçme vendosi të shtyjë për më 8 qershor procesin e veçuar të të bashkëpandehurve të ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes, Monika Kryemadhi. Seanca e së hënës u shty për shkak të mungesës së të pandehurës Ema Çoku.

Në këtë proces të pandehurit Pirro Xhixho, Ema Çoku e Fatime Kryemadhi gjykohen me procedurën e gjykimit të shkurtuar. Dështimi i seancës beri të pamundur edhe leximin e konkluzioneve përfundimtare të SPAK.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos