
Marketi ndaj të cilit u vendos tritol mëngjesin e të hënës është në pronësi të Lulzim Likës, babait të Aldo dhe Ali Lika, dy personave të shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur më 18 maj ndaj Kejdi Spajës, ku mbeti i plagosur edhe një punonjës policie, Anxhelo Kumaraku, raporton A2 CNN.
Pranë marketit ndodhet gjithashtu një lokal në pronësi të të njëjtës familje.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Kamerat e sigurisë kanë kapur autorin një person i maskuar afrohet pranë lokalit vendos lëndën plasëse dhe largohet në këmbë. (A2 Televizion)