Grabitet me armë argjendaria në Kamëz

Nga A2 CNN
16 Maj 2026, 13:45 | Kronikë

Grabitet me armë argjendaria në Kamëz

Rreth orës 13:00, në Kamëz, dy shtetas ende të paidentifikuar, dyshohet se njëri prej tyre me një send në dukje armë zjarri, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit O. L, dhe kanë marrë një sasi bizhuterish, shkruan A2 CNN.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle të zonës, tha policia.

Grupi hetimor, po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos