Shkrumbohet banesa në Maliq, nuk ka viktima

Nga Artin Halili
16 Maj 2026, 10:12 | Kronikë

Shkrumbohet banesa në Maliq, nuk ka viktima

Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në fshatin Vlocisht, Bashkia Maliq, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, shkruan A2 CNN.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve dhe shmangien e përhapjes së zjarrit tek banesat pranë. Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar.

Nga të dhënat paraprake të grupit hetimor, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një problem në instalimet elektrike të amortizuara, çka ka sjellë krijimin e shkëndijës dhe përhapjen e flakëve. Hetimet vijojnë për përcaktimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos