Policia zbardh operacionin në Sarandë: 4 efektivë të arrestuar për ndërtime pa leje

Nga A2 CNN
15 Maj 2026, 23:05 | Kronikë

Policia zbardh operacionin në Sarandë: 4 efektivë të

Policia e Shtetit ka dhënë detaje në lidhje me arrestimet e kryera mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku u godit një rast i ndërtimeve pa leje në një hapësirë plazhi në lagjen nr.1 të qytetit.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë 8 persona që po kryenin punime në një objekt të ndërtuar pa leje, ndërsa është shpallur në kërkim edhe një shtetase që posedonte hapësirën e plazhit, për llogari të së cilës dyshohet se kryheshin ndërtimet.

Pas hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorinë e Sarandës, janë ndaluar edhe katër punonjës policie:

Gëzim Bashllari

Andi Duro

Ajdin Ismailaj

Robert Çullaj

Sipas Policisë, ndaj tyre rëndojnë dyshime për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, shkruan A2CNN. 

Nga hetimet paraprake dyshohet se efektivët kanë favorizuar ndërtimet pa leje në qytetin e Sarandës dhe nuk kanë ndërmarrë masat ligjore për ndalimin e tyre.

Pas ndalimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të katër efektivëve dhe nisjen e procedurave për përjashtimin e tyre nga radhët e policisë.

Gjithashtu, është pezulluar nga detyra edhe Blerim Tafçiu, pasi nuk është paraqitur për t’u marrë në pyetje gjatë hetimeve të AMP-së.

 

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos