I akuzuar për korrupsion zgjedhor, SPAK jep pretencën për kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2024, 14:12 | Kronikë

I akuzuar për korrupsion zgjedhor, SPAK jep pretencën për

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën ditën e sotme për kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës, Edison Memolla.

Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se prokurori Edvin Kondili ka kërkuar për zyrtarin e lartë, dënimin me 1 vit burgim, për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim.

Si dënim plotësues u kërkua dhe heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.

Seanca e radhës ku pritet të bëhet mbrojtja dhe shpallja e vendimit, u la për në 10 janar, shkruan A2 CNN.

Memolla bashkë me tre persona të tjerë akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 6 marsit 2022.

Sipas Prokurorisë nga hetimet është provuar se në zgjedhjet e parakohshme të 6 marsit, Memolla në cilësinë e kandidatit për kryetar bashkie, ndikoi tek i pandehuri tjetër Blerim Xhamani me detyrë elektriçist pranë FSHU Durrës, dega Rrogozhinë, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor, me qëllim që ai të votonte në favor të tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos