I dënuar me 5 vite burg, ekstradohet në Austri 29-vjeçari

Nga A2 CNN
27 Tetor 2025, 13:35 | Kronikë

I dënuar me 5 vite burg, ekstradohet në Austri 29-vjeçari

Një 29-vjeçar është ekstraduar nga Interpol Tirana për në Austri këtë të hënë.

Mësohet se Mondi Gitlan rezulton i dënuar me 5 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.

“Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpol Tiranës, me homologët në Austri,  u finalizua procedura për ekstradimin nga Shqipëria, në Austri, të shtetasit Mondi Gitlan, 29 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut. Ai kërkohej ndërkombëtarisht sepse Gjykata e Vjenës, në muajin maj, 2025, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos