
Një aksident me vdekje është shënuar rreth orës 09:50, në rrugën “Skënderbeu” në Golem. Policia njofton se një i ri ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka aksidentuar një këmbësore 56 vjeçare. Sipas policisë dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë.
“Rreth orës 09:50, në rrugën “Skënderbeu”, në Golem, shtetasi R. F., 19 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit si pasojë e lagështirës në rrugë dhe ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen Sh. Sh., 56 vjeçe. Si pasojë e aksidentit, 56-vjeçarja ka ndërruar jetë”, njofton Policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)
