
Pas disa orësh kërkimesh intensive, janë gjetur rreth orës 23:30 dy turistët suedezë, nënë dhe bir, të cilët ishin raportuar të humbur më herët gjatë ditës në Parkun Kombëtar të Llogorasë.
Në operacionin e kërkimit u angazhuan forcat e Emergjencave Civile, Agjencia e Zonave të Mbrojtura (ADZM) dhe Policia e Shtetit, shkruan A2.
Pas disa orësh kërkimesh në terren, dy turistët u lokalizuan në vendin e quajtur “Qafa e Thellë”, në një zonë të pyllëzuar dhe me terren të vështirë.
Fatmirësisht, të dy janë gjetur në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë transportuar për kontroll mjekësor të mëtejshëm. (A2 Televizion)
