Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka vënë në pranga një 50 vjeçar nga Shijaku i shpallur në kërkim për 3 krime në Itali.
Në kuadër të operacionit policor “Operacionalja 24”, u lokalizua në Durrës dhe u vu në pranga shtetasi D. Gj, 50 vjeç, i lindur në Shijak.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Fermos në Itali e ka dënuar me 4 vjet, 11 muaj dhe 17 ditë burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, falsifikim të dokumenteve dhe emigracion të kundërligjshëm.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali. (A2 Televizion)