
Në seancën e sotme gjyqësore ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes,të cilët po gjykohen për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos në vitin 2019, tre dëshmitarët e thirrur nuk u paraqitën, pasi nuk u gjetën në banesë.
Prokuroria e Posaçme kërkoi që gjykata të lexojë deklarimet e dhëna në fazën paraprake hetimore. Gazetari i a2 CNN Armand Bajrami raporton se është lexuar dëshmia e të miturve që panë makinën Mercedes-Benz e përdorur për atentatin ndaj Arjan Ndojës dhe Aleksandër Lahos, alias Pellumb Muharremi.
Aleksander Laho: “Jam i papunë jetoj jashtë shtetit në Gjermani, më parë kam pas emrin Pëllumb Muharremi. Unë çdo ditë shkoj në Durrës. Në 1 nëntor 2019 shkoj me Stiven Mziun dhe Agron Bejdollin kam shkuar te lokal Korali në plazh, për të ngrene drekë. Në lokal kam ngrenë drekë. Më pas janë larguar dy të tjerët që ishin në tavolinë. Në lokal kemi qëndruar për rreth dy orë. Më pas kemi dalë dhe jemi larguar dhe Arjani më kërkoi që të shkoja me makinën e tij, deri në Sukth. Ngjarjen nuk e mbaj mend, për shkak edhe të gjendjes shëndetësore. Deklarime me të zgjeruara do t’i jap para prokurorit të çështjes. Unë s’e njoh Ariol Halilajn. Pasi pashë pamjet filmike, i dalloj personat por nuk i identifikoj dot".
Plarent Dervishaj: "Dëgjova zotin prokuror që tha, të vijnë dëshmitarët në gjyq dhe të japin shpjegimet këtu dhe ta shohin nesë jam unë apo nuk jam unë, apo bashkëvuajtësi im. Në bazë të dëshmisë që ka dhënë Aleksandër Laho, zoti Prokurori i besoni asaj dëshmie apo jo? Sikur nuk shkojnë këto gjëra janë kontradiktore?"
Julian Meçe: "Unë këtu po shikoj dhe dëgjoj dëshmitar që nuk kanë lidhje fare me gjykimin tim. E nderuar me datë 1 nëntor më ka arrestua policia, s’më ka gjet faktor plotësues asgjë, sinqerisht nuk ju kuptoj".
Në seancën e radhës prokurori thekson që kërkon të pyesë të dy të pandehurit në proces Gjykimi Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe dhe po ashtu edhe të bashkëpandehurve në një procedim të lidhur, të cilët janë gjykuar në procese te tjera për të njëjtën çështje. (A2 Televizion)
