
Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca dhe dy komisioneret e AP, Ahmet Prenci e Besnik Dedja kanë vizituar paraditen e sotme në ne ambientetet e IEVP, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Vizita e Avokates së Popullit është bërë në kuadër të verifikimeve për disa ankesa të adresuara tek AP nga Veliaj. Po ashtu, Avokatja e Popullit ishte parashikuar të zhvillonte një bisedë edhe me ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, i cili kishte kërkuar një takim urgjent, por nuk ka mundur dot.
Në mënyrë periodike komisionerët dhe Avokatja e Popullit vizitojnë institucione penitenciare për të monitoruar edhe kushtet e përgjithshme të trajtimit të individëve që ju privohet liria. (A2 Televizion)
