Shkaktoi aksident me vdekje në aksin “Cërrik–Shalës”, arrestohet shoferi i kamionit

Nga A2 CNN
6 Nëntor 2025, 12:15 | Kronikë
Shkaktoi aksident me vdekje në aksin
Foto ilustruese

Specialistët e qarkullimit rrugor në Elbasan kanë vënë në pranga drejtuesin e një kamioni, i cili u përfshi në një aksident fatal të ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor “Cërrik–Shalës”.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, në vijim të veprimeve procedurale lidhur me ngjarjen ku humbi jetën shtetasi Xh. B., u arrestua në flagrancë shtetasi E. H., 30 vjeç, drejtuesi i kamionit që përplasi viktimën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa E. H. akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos