E rëndë në Malishevë! Dhëndri vret me armë zjarri dy vëllezërit

Nga Ideal Gola
6 Nëntor 2025, 13:18 | Kronikë

E rëndë në Malishevë! Dhëndri vret me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në fshatin Gullbovc të Malishevës në Kosovë.

A2 CNN mëson se dy vëllezër të moshës 32 dhe 45 vjeç janë qëlluar me armë zjarri dhe kanë humbur jetën pranë shtëpisë së tyre.

Autori dyshohet të jetë dhëndri nga një fshat i komunës së Drenasit, ndërsa ngjarja ka ardhur pas një fjalosjeje, raporton A2 CNN.

“Është vrasje e dyfishtë, viktimat janë dy vëllezër nga fshati Gollubovc-Malishevë ndërsa i dyshuari është dhëndri i tyre nga një fshat i komunës së Drenasit. I dyshuari është në arrati, ndërsa arma me të cilën dyshohet të jetë kryer krimi është gjetur në vendngjarje. Prokurori dhe njësitet e nevojshme policore janë në vendngjarje”, deklaroi Lumni Graishta, drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë.

  (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos