Italia ekstradon 33-vjeçarin e dënuar në Shqipëri

Nga A2 CNN
31 Tetor 2025, 10:54 | Kronikë

Italia ekstradon 33-vjeçarin e dënuar në Shqipëri

Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, është finalizuar ekstradimi nga Italia në Shqipëri i shtetasit Ermond Goga, 33 vjeç, me origjinë nga Kruja, i shpallur më parë në kërkim ndërkombëtar.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e kishte dënuar Gogën në vitin 2023 me 4 vite burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, ndërsa nga ky dënim atij i mbetet për të vuajtur edhe rreth një vit.

Sipas hetimeve, në vitin 2021, Goga kishte luajtur rolin e organizatorit në një grup prej katër personash, që përgatisnin një sipërfaqe toke publike në fshatin Krastë të Krujës, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike. Falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë, tentativa u ndalua që në fazat e para të realizimit, shkruan A2 CNN.

Gjatë kontrolleve të kryera në banesat e personave të përfshirë, u sekuestruan 240 fidanë kanabisi, një armë zjarri me municion, si dhe mjete që përdoreshin për kultivim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos