Shpërdorim detyre, ndalohet nënkomisari i Sarandës

Nga A2 CNN
20 Maj 2026, 09:40 | Kronikë

Shpërdorim detyre, ndalohet nënkomisari i Sarandës

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ndaluar në Sarandë nënkomisarin Edmond Ruçi.

Sipas burimeve paraprake të A2CNN, mësohet se efektivi ka qenë prej disa ditësh nën përgjim dhe në vëzhgim nga hetuesit e AMP-së.

Në kuadër të hetimeve, dy persona të dyshuar për përdorim të lëndëve narkotike janë përdorur për të mbajtur nën survejim lëvizjet dhe kontaktet e nënkomisarit.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se operacioni është zhvilluar pas grumbullimit të disa provave dhe informacioneve operative, ndërsa AMP po vijon verifikimet edhe brenda ambienteve të Komisariatit të Policisë në Sarandë.

Hetimet dyshohet se lidhen me shpërdorim detyre dhe kontakte të papërshtatshme me persona me precedentë penalë, megjithëse deri më tani nuk ka ende një reagim zyrtar mbi akuzat konkrete.

Ngjarja vjen vetëm pak ditë pasi u shkarkua i gjithë zinxhiri drejtues i Komisariatit të Sarandës, pas skandalit të ndërtimeve pa leje që solli reagime të shumta publike dhe nisjen e hetimeve administrative e penale.

AMP dhe strukturat e tjera ligjzbatuese pritet të thellojnë kontrollet dhe hetimet për të zbardhur përgjegjësitë e mundshme në këtë komisariat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos