
Policia e Beratit ka vënë në pranga pronarin e një lokali në lagjen "Barrikadë", pasi e kishte vënë në të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Policia sekuestroi edhe 12 njësi kompjuterike, celular, shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari dhe 1 elektroshok.

Njoftimi i policisë Berat
Goditet një tjetër rast i vënies së lokaleve, në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Arrestohet pronari i lokalit në lagjen "Barrikadë", ku luheshin lojëra me kompjuterë dhe celular.
Sekuestrohen 12 njësi kompjuterike, celular, shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari dhe 1 elektroshok.
Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, kryer në vijim të operacionit të koduar “Prova”, me synim evidentimin e ambienteve të vëna në dispozicion të veprimtarive të kundërligjshme, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve konstatuan se në një lokal në lagjen "Barrikadë", luheshin lojëra fati, me kompjuterë dhe celular.
Për këtë rast u arrestua në flagrancë pronari i subjektit, shtetasi M. N., 51 vjeç, banues në Berat.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)