Mbante pistoletë me mulli në mobilerinë e tij, arrestohet 51-vjeçari në Tiranë

Nga A2 CNN
10 Janar 2025, 09:57 | Kronikë

Mbante pistoletë me mulli në mobilerinë e tij, arrestohet

Një 51-vjeçar në Tiranë që posedonte armë zjarri pa leje, ka rënë në prangat e Policisë.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se gjatë kontrollit në një subjekt (mobileri), në pronësi të 51-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me mulli.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, shkruan A2 CNN.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë-Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.6, operacioni policor i koduar “Gun”.

Posedonte armë zjarri pa leje, në subjektin e tij, arrestohet 51-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.6, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në inteligjencën informative,për një shtetas që mbante armë zjarri në subjektin e tij, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Gun”.

Si rezultat i të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.H, 51 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në një subjekt (mobileri), në pronësi të 51-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me mulli.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos