
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Elbasanit, ku një shpërthim i fuqishëm në një apartament në lagjen “Beqir Dardha” i ka marrë jetën një 83-vjeçari.
Si pasojë e shpërthimit, tetë persona të tjerë janë asfiksuar dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shpërthimi ka qenë tepër i fuqishëm, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në ndërtesë. Muret e apartamentit janë shembur, ndërsa janë dëmtuar edhe një pjesë e shkallëve të pallatit.
(A2 Televizion)