
A2 CNN ka siguruar fotografinë e 36-vjeçarit Dalan Alliaj, i cili u vra me armë zjarri ditën e sjeshme në fshatin Gjorm të Vlorës nga kushëriri i tij, Bertil Alliaj.
Mësohet se nga 10 plumba që ka patur pistoleta e Bertil Alliajt, ai 8 ia ka shkrepur kushëririt për t’u siguruar që ka vdekur në vend, duke mos i lënë shpresa për mbijetesë.
Viktima Dalan Alliaj
Ndërkohë kujtojmë se autori Bertil Alliaj ka qenë i dënuar 35 vite burgim në mungesë për masakrën e Çoles, ku mbeten të vrarë tre të rinj, pas një konflikti për motive banale që degjeneroj në përdorimin e armëve të zjarrit.
Në konflikt atëherë ishin të përfshirë dy grupe me tre djem të moshave 18-21 vjeç secili dhe mbetën të vdekur 3 prej tyre.
Të dënuar më parë për masakrën e Çoles janë edhe Aleksander Llanaj si dhe Ani Begaj, i kapur dy vite më parë pas disa viteve në arrati. Prej 2015 Bertil Alliaj ishte në arrati. (A2 Televizion)
