Ngjarja e rëndë në Manëz, dy të vrarë me armë zjarri për një kafe të pashërbyer

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
22 Tetor 2025, 11:01 | Kronikë

Në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure një ngjarje e rëndë në Manëz të Durrësit ka shkaktuar dy të vrarë. Njëri nga viktimat rezulton autor i vrasjes së viktimës tjetër. Ndërsa një person i tretë i identifikuar si Daniel Pepa është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit.

Me armë në brez për të pirë kafe në orën 2 të mëngjesit, dhe ka mjaftuar një konflikt banal, që të regjistrohet tragjedia e radhës me dy të vrarë. Kjo është në mënyrë të përmbledhur ngjarja e rëndë e shënuar pranë një pikë karburanti në Manëz të Durrësit vetëm disa dhjetëra metra larg stacionit të policisë.

Viktima të kësaj ngjarjeje kanë mbetur Aranit Kurti 23 vjeç dhe Flori Paluçi 33 vjeç.

Policia ka shpallur në kërkim njërin nga autorët e vrasjeve, Daniel Pepa, ndërsa janë shoqëruar edhe 7 persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni mbi rrethanat dhe motivet e kësaj vrasje të dyfishtë.

Sakaq grupi hetimor i ngritur për këtë ngjarje, ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë në vendin ku ndodhën vrasjet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos