“Tre persona me armë përballë policisë”, gazetarja tregon detaje nga ngjarja

Nga A2 CNN
22 Tetor 2025, 09:44 | Kronikë

Gazetarja e A2 CNN, Elitjona Doko, në një lidhje direkte me studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, dha detaje mbi vrasjen e dyfishtë në Manëz të Durrësit.

“Flori Paluçi dhe Daniel Pepa u futën në lokal dhe janë konfliktuar fillimisht me kamarierin e subjektit, pasi ai i kishte thënë se ekspresi ishte i fikur. Këtu ka qenë pikënisja e debatit që ka degraduar në përdorimin e armëve të zjarrit. Viktimat janë Aranit Kurti, 33 vjeç, dhe Flori Paluçi, 21 vjeç. Autori i dyshuar i ngjarjes është Daniel Pepa. Të tre janë banorë të Manzës”, tha gazetarja.

“Duhet theksuar se vetëm pak metra më tutje ndodhet edhe stacioni policor i Manzës. Personat kanë qenë të armatosur dhe menjëherë pas debatit kanë shkrepur armët. Nuk dihet nëse personat e përfshirë në këtë ngjarje kanë pasur apo jo konflikt të mëhershëm”, shtoi gazetarja e A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos