Makina përplas motoçikletën në Maliq, plagosen burrë e grua

Nga Artin Halili
22 Tetor 2025, 10:12 | Kronikë

Makina përplas motoçikletën në Maliq, plagosen burrë

Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në afërsi të fshatit Libonik, në aksin rrugor Korçë-Maliq.

Një automjet është përplasur me një motoçikletë pranë një kryqëzimi. Sipas informacioneve paraprake, nga përplasja kanë mbetur të plagosur drejtuesi i motoçikletës dhe bashkëshortja e tij, të cilët po udhëtonin së bashku. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos