GJKKO zgjat masën e sigurisë për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin

Nga A2 CNN
18 Maj 2026, 16:02 | Kronikë

GJKKO zgjat masën e sigurisë për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin

GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për zgjatjen me 3 muaj të afatit të paraburgimit ndaj ish-zyrtarëve Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, të cilët ndodhen në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Vendimi u dha këtë të diel nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me trup gjykues të kryesuar nga gjyqtari Erjon Çela, raporton A2CNN. 

Sipas njoftimit zyrtar, SPAK kishte paraqitur më 12 maj 2026 kërkesën për shtyrjen e afatit të paraburgimit për të dy të pandehurit, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre në lidhje me procedurat e tenderimit të rrugëve.

Gentian Gjyli, ish-kreu i ARRSH-së, dhe Erald Elezi, ish-drejtor i KESH-it, do të vijojnë të qëndrojnë në “arrest në shtëpi” edhe për tre muaj të tjerë, duke nisur nga përfundimi i afatit aktual të masës së sigurisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos