“Bashkisë i mungon kryetari”. Padia e Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado, nis seanca në Gjykatën Administrative

Nga Armand Bajrami
19 Qershor 2026, 14:13 | Kronikë

“Bashkisë i mungon kryetari”. Padia e Veliajt ndaj prokurorit

Nis në gjykatën Administrative seanca gjyqësore me palë paditës Erion Veliajt  dhe i paditur Ols Dado

Në seancë mungon përfaqësuesi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

“Ne nuk kemi një përgjigje nga ana e KLP, nuk është mbledhur kurrë për ankesën tonë, unë mendoj se më mirë që mungon”, citohet të ketë thënë Veliaj, përcjell A2 CNN.

Avokati i Ols Dados deklaroi se gjykimi duhet të vijojë pavarësisht mungesës së KLP, pasi pretendimet i kanë dorëzuar.

Ndërsa avokati i Veliajt, Plarent Ndreca kritikoi Gjykatën që nuk lejoi që seanca të jetë publike. “Çfarë do një police e Policisë së Shtetit në këtë sallë gjyqi? Çfarë do kryesekretarja e Gjykatës që vendos apo jo për lejimin e kamerave? Mbyllja hermetike e një gjykate, referuar Kushtetutës, ky proces duhet të jetë në sytë e publikut. Kjo është e papranueshme i nderuar gjyqtar. Ka një udhëzim të KLGJ, që ju e përdorni si bazë ligjore”, tha Ndreca. 

“KLP është bërë palë me paligjshmërinë, dekreti është akt i pavlefshëm, Ols Dado ushtron detyrën në mënyrë të paligjshme, KLP është bërë palë, po ashtu kërkon të na mbyll gojën duke thënë se ne nuk duhet të legjitimohemi. Në kemi bërë padi se na është cenuar interesi, për shkak se Erion Veliajt i është kufizuar liria, po ashtu bashkisë së Tiranës i mungon kryetari i saj”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos