Trupi i pajetë i gjetur një ditë më parë në fshatin Cërrunjë, i përket 34-vjeçarit Elglant Koçi, i zhdukur më 4 qershor. Gazetari i A2 CNN Igli Çelmeta i cili ndodhet në vendin e ngjarjes, konfirmoi se trupi i përket 34-vjeçarit.
Nga maja e Korreshit, gazetari informoi se 42-vjeçari Armand Shakaj udhëtoi për mbi 3 orë për të zhdukur trupin e 34-vjeçarit.
“Është konfirmuar që trupi i gjetur ditën e djeshme fshatin Cërrunjë i përket 34-vjeçarit Elglant Koci i zhdukur më 4 qershor. Ndodhem në vendin ku autori zhduku trupin e 34-vjeçarit. Ndodhemi në majën e Korrës aty ku 42-vjeçari Armand Shakaj udhëtoi nga Tirana për 3 orë e 30 minuta, rreth 85 km nga Tirana për të zhdukur trupine mikut të tij që e kishte vrarë në ambientet e një lokali të pronësi të zyrave të tij”, raportoi gazetari.
Pas dy javësh kërkime intensive policia gjeti një ditë më parë në fshatin Cërrunjë trupin e Eglant Koçit. (A2 Televizion)