Pas vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë, mbi kriteret e caktimit të masës “arrest në burg”, Gjykata e Posaçme duhet të shqyrtojë një kërkesë për liri të ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta. Kërkesa e depozituar pak ditë më parë, do të shqyrtohet nga gjyqtarja Etleva Deda në seancën e 11 majit 2026, shkruan A2 CNN.
Ish-presidenti kërkon nga Gjykata e Posaçme t’i zëvendësojë masën “arrest në burg”, në të cilën qëndron prej tetorit 2024, me atë të “garancisë pasurore”, “detyrimit për paraqitje”, ose “ndalimit të daljes jashtë vendit”.
Më 4 maj Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi kërkesën e radhës për liri të ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta, ndërsa më herët, të gjitha kërkesat e tij për zbutje të masës, në të tre shkallët e gjykimit, janë refuzuar. (A2 Televizion)