Pëllumb Gjoka kërkoi pavlefshmërinë e komunikimeve në "Sky ECC", mbahet seanca në Kushtetuese

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2024, 15:25 | Kronikë

Pëllumb Gjoka kërkoi pavlefshmërinë e komunikimeve në

Gjykata Kushtetuese ka zhvilluar këtë të enjte seancën për të përcaktuar përfundimisht nëse aktet e përftuara nga aplikacioni “SKY ECC” për llogari të hetimeve nga SPAK, duhen konsideruar të ligjshme ose jo.

Kjo çështje është dorëzuar në Kushtetuese nga Pëllumb Gjoka. Në njoftimin e Kushtetueses theksohet se është shqyrtuar “ankimi kushtetues individual, kërkesat dhe aktet e tjera të paraqitura nga kërkuesi, prapësimet e subjekteve të interesuara dhe aktet e paraqitura prej tyre dhe pasi administroi të gjitha provat e paraqitura nga palët, mbylli shqyrtimin gjyqësor dhe u tërhoq për marrjen e vendimit”. Ndërkohë, vendimi do t’u komunikohet palëve sipas rregullave dhe afateve ligjore.

Materialet e ardhura nga Franca e Belgjika me qindra fashikuj në përmbajtje të të cilave ka komunikime të grupeve kriminale, janë përdorur nga SPAK për të kryer një sërë arrestimesh, duke pretenduar zbardhjen e dhjetëra ngjarjeve kriminale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos