Plagosi me thikë 16-vjeçarin, arrestohet Arbri Mersinaj

Nga A2 CNN
23 Prill 2026, 11:34 | Kronikë

Plagosi me thikë 16-vjeçarin, arrestohet Arbri Mersinaj

Policia e Korçës ka arrestuar 19-vjeçarin Arbri Mersinaj, pasi akuzohet për plagosjen e një 16-vjeçari me thikë të mërkurën në mbrëmje.

Ngjarja ndodhi në fshatin Bulgarec, sipas policisë për motive të dobëta.

I dëmtuari po merr mjekim në spitalin e Korçës dhe është  jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti prerës (thikë) dhe celulari i të arrestuarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos