
Një 42-vjeçar ka plagosur me thikë një 23-vjeçar mbrëmjen e së premtes.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Picar të Vlorës.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, shkruan A2.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 20:40, në Spitalin Rajonal Vlorë është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Gj. I., 23 vjeç, banues në fshatin Picar, i dëmtuar me mjet prerës.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se në fshatin Picar, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin V. H., 42 vjeç, banues në fshatin Lubonjë, ky i fundit e ka goditur me mjet prerës.
I dëmtuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)