Policia zbulon bazë me arsenal armësh në Tiranë: Pranga 34-vjeçarit, në kërkim dy të tjerë

Nga Igli Çelmeta
29 Tetor 2025, 15:09 | Kronikë

Një arsenal armësh zjarri, pajisje shpërthyese dhe uniforma policie janë sekuestruar në një operacion të koduar “The Van”, zhvilluar nga Policia e Tiranës. Gjatë kontrollit në një furgon në rrugën “Myslym Shyri”, u gjetën 23 armë, mes tyre 5 snajperë dhe mijëra fishekë. 34-vjeçari Eugert Sino u arrestua, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion kundër trafikut të armëve, duke zbuluar një bazë ku ishin fshehur një arsenal armësh të dyshuara të trafikuara. Sipas burimeve zyrtare, Sektori i Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 2 ka arrestuar 34-vjeçarin Eugert Sino, ndërsa dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Gjatë kontrollit të ushtruar në furgonin e 34-vjeçarit në rrugën “Myslym Shyri”, policia gjeti 12 pistoleta, 6 armë automatike, 5 snajperë, një silenciator, 17 krehra municioni dhe rreth 15 mijë fishekë. Në furgon u gjetën gjithashtu 12 celularë, pajisje për shpërthime në distancë, GPS gjurmues, pajisje për bllokimin e valëve, pranga dhe 3 uniforma të ngjashme me ato të Policisë. Armët e sekuestruara dyshohet se janë trafikuar nga Kosova dhe Mali i Zi. Personat e arrestuar akuzohen edhe për përdorimin e identiteteve të bizneseve apo kompanive të ndryshme për të fshehur aktivitetin e tyre kriminale.

Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrjetin e plotë të përfshirë në këtë aktivitet të dyshuar kriminal dhe qëllimin e përdorimit të arsenalit të armëve dhe pajisjeve të sekuestruara. I arrestuari Eugert Sino, rezulton me precedent të mëparshëm për vepra penale të ndryshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos