Zbulohen dy krehra armësh në aeroportin e Rinasit, ishin nisur nga Frankfurti drejt Koresë

Nga A2 CNN
29 Tetor 2025, 14:03 | Kronikë

Zbulohen dy krehra armësh në aeroportin e Rinasit, ishin nisur nga

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Pikën e Kalimit Kufitar në Rinas, ku gjatë kontrollit rutinë me skaner, shërbimet e Policisë kanë zbuluar dy krehra armësh pa municion të fshehur në një kuti.

Sipas burimeve zyrtare, pas konstatimit të mallit të dyshimtë, është verifikuar se pakoja ishte nisur nga Frankfurti dhe kishte si destinacion final Korenë, por për arsye ende të paqarta është sjellë gabimisht në Shqipëri, shkruan A2 CNN.

Autoritetet kanë sekuestruar sendet dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, përfshirë mënyrën se si pakoja ka mbërritur në territorin shqiptar dhe nëse ka ndonjë përgjegjësi nga shërbimet logjistike apo postare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos