Ish-deputeti Ervin Salianji ka depozituar ditën e sotme një kërkesë për lirim të parakohshëm.
Kërkesa i është drejtuar Gjykatës së Fierit, gjykatë që ka nën juridiksion burgun në të cilin ish-deputeti vuan dënimin me 1 vit heqje lirie.
Në kërkesë ish-deputeti pretendon lirim për shkak se ka kryer 2/3 e dënimit, raporton A2 CNN.
Kujtojmë se Salianji u dënua për shpifje për dosjen ‘Babale’, pasi paraqiti asokohe ‘prova’ për inkriminimin e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafës, në trafik ndërkombëtar droge.
Salianji dhe Partia Demokratike e kanë cilësuar dënimin e tij si të motivuar politikisht, për t’i shërbyer kryeministrit Edi Rama në zgjedhjet e 11 majit.
(A2 Televizion)