Sherri mes vajzave në një kafene në Korçë, e mitura procedohet për plagosje

Nga A2 CNN
29 Maj 2025, 10:15 | Kronikë

Sherri mes vajzave në një kafene në Korçë, e mitura

Prokuroria e Korçës ka proceduar penalisht një të mitur, e cikla akuzohet për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, raporton A2 CNN.

Procedimi i referohet ngjarjes të ndodhur në fillim të muajit maj në qytetin e Korçës, ku dy vajza u përplasën fizikisht në një kafene.

“Janë kontaktuar personat e pranishëm në momentin e konfliktit, nga ku u mësua se në katin e tretë të bar kafe Find Four, shtetasja e mitur F.D. ka goditur në mënyrë të paprovokuar dhe pa asnjë shkëmbim komunikimi shtetasen P.M., duke i shkaktuar asaj lëndime në pjesën e fytyrës dhe të gjoksit. Dëmtimet e shkaktuara janë kategorizuar në ato të plagosjes së lehtë”, tha prokuroria.

Edhe vajza e lënduar, është proceduar më parë penalisht nga autoritetet, pasi njihet si një nga vajzat që denigronte minorenet duke publikuar materiale të turpshme në faqe Instagrami.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos