Plagoset me thikë 30-vjeçari në Vlorë

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2025, 22:32 | Kronikë
Plagoset me thikë 30-vjeçari në Vlorë
Foto ilustruese
Foto ilustruese

Një 30-vjeçar në Vlorë ka mbetur i plagosur me thikë, pas një konflikti për motive të dobëta.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen 24 Maji, rreth orës 20:00, shkruan A2 CNN.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në Komisariat të personave të dyshuar të përfshirë në këtë konflikt.

Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në lagjen “24 Maji”, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis disa shtetasve, ka mbetur i dëmtuar me mjet prerës shtetasi B. S., 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar të përfshirë në këtë konflikt, në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos